Lajmet e fundit

Futbollisti italian Mario Balotelli është bërë baba për herë të dytë. Pas vajzës katërvjeçare, Pia, ka ardhur në jetë edhe vogëlushi i quajtur Lion.
Ende nuk është konfirmuar se kush është nëna e fëmijës, por mediat italiane kanë hedhur dyshime se bëhet fjalë për Clelia, vajzën italiane që jeton në Zvicër.
Futbollisti 27 vjeçar ka bërë edhe një postim në profilin e tij të “Instagram”-it, ku bashkëngjitur një fotoje të shkallëve që ngjiten në qiell, shkruan “Lumturi”.

