Lajmet e fundit

Nga shumë, sa ishin në garën e 22 tetorit, mbetën dy. E të dielën në mbrëmje njëri nga ta ngelë. Tjetri bëhet kryetar.
Liderin e tyre, më 19 nëntor i zgjedhin 19 komuna, në betejën ebalotazhit.
Gjithçka që ndodhë gjatë ditës, e raportojnë dhjetëra ekipe të Klan Kosovës.
Gazetarët tanë do të jenë aty ku ka nevojë. Sidomos aty ku ka telashe. Gjithsesi edhe ku ka festë, dëshpërim dhe zhvillime të jashtëzakonshme.
Transmetimi direkt që nis në 7 të mëngjesit, kulmon me Exit-Pollin, 12 orë më pas.
Klan Kosova, para KQZ-së e vëzhguesve, ju tregon, qysh në 7 të darkës, kush mund të jenë kryetarët e rinj të qendrave kosovare.
Intervistat e fituesve dhe të humbësve do të pasojnë menjëherë.
Gjithçka që ndodh gjatë ditës, përfshirë rezultatet e votimeve, analizohet më vonë.
Prandaj, mos ndërroni kanal.
Ndiqeni balotazhin në Klan Kosova.
Të dielën, 19 nëntor, nga 7 e mëngjesit, deri pas mesnatës.