Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Komuna e Rahovecit sot e bëri shpalljen e fituesve të hapësirave më të bukura dhe ekologjike.
Sami Hoti nga fshati Krushë e Madhe u shpërblye me çmimin e parë për kopshtin më të rregulluar dhe me llojllojshmëri të florës.
Për ballkonin më të bukur dhe të pasur me lule u shpërblye Lavdrije Cana nga Rahoveci.
Ndërsa rruga më e pastër dhe ekologjike u shpall ajo e lagjes Avdullah Bugari në Rahovec, transmeton Klan Kosova.
Fituesve iu shpërndanë mirënjohje. Ata u shprehën të kënaqur me vlerësimin dhe për faktin që ka filluar t’u jepet rëndësi ambienteve të tilla në Rahovec.
Përzgjedhja e fituesve u bë nga komisioni profesional i formuar nga profesionistë të lëmive përkatëse nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.