Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani sonte zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e vetë kundër Sivassporit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të jetë mysafir special për këtë takim dhe flet ekskluzivisht në Klan Kosova.
Hovenier është tifoz i madh i futbollit kosovar dhe shpesh ndjek nga afër ndeshjet e Superligës dhe përfaqësueses së Kosovës.
Intervistën që do ta realizojë drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, mund ta ndiqni direkt nga ora 20:45 në Klan Kosova dhe Sport 1.
Emisioni para dhe pas ndeshjes, moderohet nga Genta Cana me analistët Arben Zeqiri e Ardian Llumnica.
Dueli, Ballkani – Sivasspor fillon nga ora 21:00 dhe transmetohet në Klan Kosova dhe Sport 1.
Ballkani është lider i grupit G me 4 pikë, po aq sa kanë edhe ekipet tjera, Sivasspori, Slavia Praha dhe Cluj.
https://klankosova.tv/mos-e-humbisni-ndeshjen-ballkani-sivasspor-sonte-ne-klan-kosova/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.