Ish-kampioni i Kosovës ka njoftuar se i kanë ndarë rrugët me drejtorin sportiv.
Omer Bunjaku nuk do të jetë më në këtë pozitë te FC Ballkani, njofton Klankosova.tv.
Pas tri edicioneve shumë të suksesshme në Kosovë, sikurse edhe me dy paraqitje fantastike në Evropë, duke u kualifikuar dy herë në fazën e grupeve të UEFA Europa Conference League, suharekasit dështuan ta përsërisin suksesin e njejtë edhe gjatë vitit 2024, anise kundërshtarët i kishin solidë.
Klankosova.tv. mëson se një nga arsyet e këtij dështimi, qëndron fakti se shkupjani nuk mundi t'i zëvendësojë si duhet futbollistët e larguar, pavarësisht se "Xhebrailat" shpenzuan goxha shumë para për rikonstruktimin e skuadrës.
Prurjet te Ballkani nuk e arsyetuan epitetin e kampionëve, gjë e cila e shtyu klubin nga Suhareka të fillojë reformat e brendshme, duke nisur nga drejtori sportiv.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.