Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor janë duke e zhvilluar samitin në Tiranë.
Ky takim është i rëndësishëm për rrugëtimin evropian për shqiptarët.
Kështu beson deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni. Ajo në Sytë 7 në Klan Kosova tha se përmes Tiranës, nga ky Samit, mund të përçohen mesazhe pozitive për Kosovën.
Zëvendëskryetarja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, në Sytë 7 tha se, gjatë këtij Samiti mund të diskutohet edhe për “Ballkanin e Hapur”, ndonëse nuk është në agjendën e diskutimeve zyrtare, njofton Klankosova.tv.
Sipas Kryeziu-Hysenit, kjo ide nuk është në favor të Kosovës, pasi nuk duhet një ide tjetër, derisa ekziston Procesi i Berlinit.