Lajmet e fundit

Shqipëria mund të presë me mijëra emigrantë gjatë dimrit, pas valës në rritje të emigrantëve. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka paralajmëruar prej javësh pritjen e një numri refugjatësh, kjo edhe pas uljes së temperaturave me ardhjen e dimrit.
Udhëheqësit e vendeve ranë dakord mbi një planë me 17 pikësh lidhur me rrugën që ndjekin refugjatët gjatë Ballkanit Perëndimor drejt Evropës.
Gjatë samitit, udhëheqësit krijuan një shtesë prej 100.000 vendesh në Greqi dhe në Ballkanin Perëndimor, për të ndihmuar akomodimin e refugjatëve.
Greqia do të strehojë 50.000 refugjatë në kampe, ndërsa 50.000 refugjatë të tjerë do të strehohen në shtetet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.
CNN shkruan se për marrëveshjen ranë dakord liderët nga Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Kroacia, Hungaria, Sllovenia, Austria dhe Gjermania.
“100,000 vende në qendrat e pritjes do të ofrohen përgjatë rrugës së emigrantëve në Ballkan duke filluar nga Greqia, për të ndihmuar BE-në në përballimin e fluksit historik", tha të hënën presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Plani i tyre merr parasysh edhe rritjen e patrullimeve për emigrantë në brigjet e Greqisë. Vendet ranë dakord gjithashtu për të dekurajuar emigrantët për të kaluar në kufirin e një vendi tjetër.
Masa të tjera përfshijnë përmirësimin e komunikimit dhe koordinimin mbi emigrantët, luftimin e kontrabandës, si dhe informimin e tyre mbi të drejtat dhe detyrimet.