Lajmet e fundit

Ballkani e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Sivasporit, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Loja e rezultatet pozitive i ka shtuar ambiciet te kampioni i Kosovës të cilët kërkojnë kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Para sfidës ndaj ekipit turk, në konferencë për medie dolën trajneri Ilir Daja si dhe futbollisti Qëndrim Zyba.
Ndeshja Ballkani – Sivaspor zhvillohet të enjten me fillim në ora 21.
Ekipi nga Suhareka do të te ketë përkrahje maksimale për këtë sfidë, pasi janë shitur të gjitha biletat në stadiumin “Fadil Vokrri”.