Nënkampioni i Kosovës Ballkani, e ka mposhtur me rezultat 2:0 Dukagjinin në kuadër të javës së 9-të të Superligës.
Golat u realizuan nga Kryeziu si dhe autogol nga Margono, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Ferizajit me ndeshjen që u mbyll 1:1
Golat u realizuan nga Muhamet Hyseni në minutën e 61-të për Llapin, ndërsa për Ferizajin realizoi Betim Haxhimusa në minutën e 70-të.
Ballkani, mbetet në pozitën e 2-të me 18 pikë, ndërsa Dukagjini në pozitën e 3-të me 14 pikë, Llapi gjendet në pozitën e 6-të me 10 pikë ndërsa Ferizaji në pozitën e parafundit me të njëjtat pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.