Lajmet e fundit

Edi Rama luajti rolin e nikoqirit për një moment në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër.
Në fotografinë zyrtare, kryeministri i Shqipërisë u kujdes t’i gjejë një vend të veçantë Komisionerit për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.
Ky i fundit u fut në mes të pesë liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por ku edhe kësaj radhe mungoi Kosova, të cilës iu përsërit ftesa e refuzuar.
Për nismën e “Ballkanit të Hapur”, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, iu nda çmimi i lidershipit rajonal.