Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka debatuar në Klan Kosova, çështjen e rrëzimit të ‘’Qeverisë Mustafa’’ bashkë me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sadri Feratin.
Ballafaqimi i tyre mori kahje tjetër kur u pyetën rreth koalicioneve të mundshme që do të bëhen pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Buja ka thënë se edhe më parë gjithnjë opozita ka mohuar se do bëj koalicione me PDK-në por sipas tij ky subjekt partiak gjithmonë është opsioni më i mirë dhe përfundimtar për të bashkëpunuar për vendin, njofton Klan Kosova.
''Edhe opozita ka thanë që kurrë sdo të bëhen me PDK por janë ofruar gjithë me të. Unë nuk qes asnjë vijë të kuqe''.
''Ardhja e Xharrës në PDK që deri dje e ka sharë këtë parti, mendoj që edhe Adem Salihaj edhe Albin Kurti do të jenë pjesë e PDK-së, bazohem në këtë trend që po shihet se PDK është më e mira''.
Por, është Sadri Ferati nga LDK, ai i cili ka mohuar se mund të ketë koalicione të tilla, por pranoi se Vetëvendosje është një opsion i mirë pasi PDK ua mbylli derën, njofton Klan Kosova.
''PDK na ka mbyll derën, e shohim opsion edhe Vetëvendosjen''.
''Unë them më ngadale se zgjedhjet shkojnë shpejt. Edhe qeverisjen e ardhshme do ta ndërtojmë për qytetarin''.
''Unë i kam mendimet e mia se cilat janë vijat e kuqe''.