Lajmet e fundit
Legjenda gjermane ka këshilluar mesfushorin që të transferohet tek gjiganti i Bundesligës nëse do trofe

Michael Ballack këshillon Mesut Ozilin se duhet të largohet nga Arsenali dhe të bashkohet me Bayern Munich, në qoftë se dëshiron të fitojë trofe.
Ozil ka 18 muaj të mbetura në kontratën e tij me Gunners, të cilët mesa duket edhe këtë vit nuk do të fitojnë asnjë trofe.
Ballack fitoi Premier League në sezonin 2009/10 me Chelsea, dhe i sugjeron bashkombësit të tij që të ndryshojë skuadër.
"Mesut është një lojtar fantastik. Ai e di se ai është një nga yjet padiskutueshëm te Arsenali. Shumë klube e duan në skuadrën e tyre".
"Ai jeton në Londër, një nga qytetet më të bukura dhe në një skuadër të madhe, por nëse dëshiron të fitojë një titull të madh, ai duhet të shkojë dhe të luajë me Bayernin", shtoi Ballack.