Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla, është takuar me të Ngarkuarin me Punë të ShBA-së, David Wisner.
Balla tha se me Wisner folën mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe ShBA-së në fushën e zbatimit të ligjit, ku fokus pati lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve.
“Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, DEA-s dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia”, ka shkruar Balla, transmeton Klankosova.tv.
Të premten, Policia e Kosovës e ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë, Gëzim Çela, i njohur si “baroni i drogës”.
Në lidhje me këtë pati reaguar vetë Balla i cili e ka përgëzuar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës të cilët e bënë të mundur arrestimin e Çelajt.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.