Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, ritheksoi se “vetëm SPAK-u dhe BKH-ja e bëjnë vetting-un në politikë”.
“Propozimi i Lulzim Bashës është autovetting. Nuk bëhet dot vetting-u i politikës nga vetë politikanët”, deklaroi Balla, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.
Kreu i grupit të PS-së ftoi gjithashtu kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, që të ndërpriste ato që i quajti “ekspedita turistike nëpër hotele”, duke iu referuar mbledhjeve të opozitës në qytete të ndryshme të vendit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.