Lajmet e fundit

Deputeti socialist, Taulant Balla, tashmë është kryedeputeti i Elbasanit duke i zënë vendin Ben Blushit që udhëhoqi listën në këtë qark në vitin 2013.
Gjatë anëtarësimit të 250 të rinjve dhe të rejave në PS, Taulant Balla u shfaq në krah të kryebashkiakut Qazim Sejdini, teksa ‘thumboi’ Blushin për librin ‘Kandidati’, duke thënë se Elbasani është një qytet i bukur.
"Për këtë qëllim të jesh sot anëtar i Partisë Socialiste është një krenari e përkatësisë në partinë më të madhe të shqiptarëve.
Ne kemi mësuar nga Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, se çfarë mund të bëjmë së bashku nuk mund ta bëjmë dot të vetëm.
Çfarë mund të bëjë bashkësia e Partisë Socialiste për të mirën e Shqiperisë sonë nuk e bën dot më mirë asnjë parti tjetër.
Përkatësia në partinë më të madhe të shqiptarëve, është kontribut për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
Elbasani është një qytet shumë i bukur, ku historia ka lënë gjurmët e veta. Elbasani ka njerëz shumë të mirë dhe punëtore. Vajzat dhe djemtë e rinj të Elbasanit meritojnë më shumë vlerësim. Ne jemi sot këtu për t’ju ftuar të kontribuoni edhe ju për Shqiperinë e Gjeneratës tjetër," tha Balla./Mapo