Lajmet e fundit

Një balerin me Opera Odesa është vrarë teksa po luftonte në vijën e parë të frontit, tha kompania e baletit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Rostyslav Yanchyshen, 31 vjeç, u vra “gjatë kryerjes së një misioni luftarak”, me bazë në qytetin port jugor të Ukrainës.
"Për më shumë se dhjetë vjet, Rostyslav shërbeu në Operën e Odesës, dhe në ditët e para të luftës ai u bashkua me Forcat e Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur heroikisht Ukrainën, të cilën ai e donte mbi të gjitha! Si rezultat, veshjet e baletit të artistit u zëvendësuan nga çizmet e ushtrisë dhe muzika e shfaqjeve të tij të preferuara u zëvendësua nga tingujt e zjarrit të mortajave”, thanë nga opera.
"Një burrë i zgjuar, i talentuar, i denjë, inteligjent. Ai ishte nga të parët që shkoi të mbronte atdheun e tij! Jo me thirrje, jo me urdhër, por me vendim të tij", tha kreu i kompanisë së baletit, Harry Sevoian".
Opera thoshte se një nga rolet më të spikatura të Yanchyshen ishte ai i një ushtari që po vdiste, në baletin "Trymai".
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.