Lajmet e fundit

Sakrifica dhe dhimbja drejt rrugës së përsosmërisë. Një balerinë kërceu mbi thika derisa ulëriti nga dhimbja. E brishtë, por e fortë. Deri sa u dorëzua. Një video fantastike tregon përvojën e kësaj balerine.
Amelie Segarra pasi veshi këpucët e baletit, të cilat bazoheshin mbi majat e mprehta të thikave, filloi kërcimin plot aftësi dhe këmbëngulje, deri sa arriti në rrëzim. Ajo luftoi të mbante ekuilibër sipër kapakut të një pianoje, brenda një teatri bosh.
Teatri, i veshur me një kadife të kuqe i ngjason një kutie gjigante muzike. Kamera lëviz rreth e rrotull saj, duke zbuluar një teatër të zhveshur dhe njëkohësisht të veshur plot me dhimbje.
Balerina përfaqëson një njeri që shpreh dëshirën, sakrificat dhe dhimbjet që duhet të kalosh para çdo arritjeje.
Është e thyeshme dhe e fortë njëkohësisht. Në fillim e turpshme dhe e pasigurt por më pas kërcënuese dhe e mprehtë. Derisa në fund lëshon një ulërimë të fortë dhe kur perdja bie, ajo rrëzohet bashkë me të.
Duke përdorur një gjuhë shumë metaforike, të pasur me simbolikë të fuqishme, Javier Pérez, kërkon të zbulojë dobësitë që përbëjnë kufijtë midis koncepteve në dukje të papajtueshme, si bukuria dhe ngurtësia, brishtësia dhe dhuna, kultura dhe natyra, jeta dhe vdekja, shkruan revistaclass.
Shikoni videon e mëposhtme: