Lajmet e fundit
Uellsiani ka thënë se mënyra e drejtimit të skuadrës nga Zidane është duke nxjerrë rezultatet më të mira.

Gareth Bale ka thënë se Zinedine Zidane po e nxjerr më të mirën nga skuadra.
Real Madrid është duke shkëlqyer nën urdhrat e strategut francez, duke fituar respektin e të gjithëve dhe kapur finalen e Ligës së Kampionëve.
Dhe uellsiani është i bindur se mënyra se si Zidane udhëheq skuadrën është ajo që po i sjell këto rezultate.
“Ai ka ardhur dhe na ka dhënë lirinë të shijojmë lojën tonë në fushë".
"Mendoj se secili lojtar dëshiron besimin e trajnerit dhe ai e ka instaluar këtë në skuadër, duke nxjerrë më të mirën tonë”