Lajmet e fundit
Ylli i Uellsit dhe Real Madridit ka ngarkuar një video në rrjetin social Instagram, në të cilën ai shënon me këmbë në koshin që e ka prapa shpinës.

Gareth Bale mund të ketë kritik në Spanjë, por kjo gjë nuk i mohon dot aftësitë e tij në basketboll!
Anësori i Real Madridit, të mërkurën shpërndau në Instagram një video e cila e tregon atë duke shënuar me këmbë në koshin prapa shpinës së tij.
Bale pastaj largohet nga kuadri me një grimë buzëqeshje në fytyrë, pas realizimit të një truku shumë të veçantë.
E ardhmja e uellsianit mbetet e paqartë me Manchester United që ka treguar interesim për shërbimet e tij, por shumica e komenteve nga fansat e klubit kanë lënë të besohet se ata duan qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.
https://instagram.com/p/4mSOk_xFCD/