Lajmet e fundit
Spanjolli është duke shqyrtuar mundësinë që Bale të jetë numri 9 i Real Madridit.

Rafa Benitez është duke i dhënë formë skuadrës së Real Madridit.
Spanjolli tashmë ka dhënë disa indikacione të qarta për mënyrën në të cilën ai do të luajë.
Ndryshimi më i madh në dallim me sezonin e shkuar pritet të jetë pozita e Gareth Bale, pasi ai pritet që të luaj si qenëdrsulmues.
Pozita e Bale ka qenë subjekt i një debate të vazhdueshëm që nga kalimi i tij tek Real Madridi.
Nën urdhërat e Ancelottit, Bale ka luajtur në krahun e djathtë të mesfushës, ose në krahun e djathtë të sulmit të njohur si BBC.
Uellsiani pozitë natyrale e ka pasur krahun e majtë të fushës, por tek Reali ajo pozitë është e zënë nga Cristiano Ronaldo.
Prandaj, në kampion ‘Los Blancos’ është duke u shqyrtuar mundësia që Bale të luajë si qendërsulmues.