Lajmet e fundit

Futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale, mund të përfundojë si huazim te Arsenali, sipas Defensa Central.
Bale njihet si një prej yjeve të dikurshme të rivalëve të përbetuar të Topçinjve, Tottenham Hotspur, mirëpo tani mund të ndërrojë tabor.
Uellsiani po shihet si një zgjidhje afat-shkurtë në sulmin e trajnerit të londinezëve, Mikel Artetës.
Situata e tij e pafavorshme te Real Madridi mund të bëjë që Bale të bindet drejt ndërrimit të destinacionit.