Lajmet e fundit

Gareth Bale pësoi një dëmtim gjatë paraqitjes me Uellsin dhe pritet të mungojë tre javë për Real Madridin.
Uellsiani kishte humbur nëntë javë për shkak të një dëmtimi në gju, por u kthye në stërvitje para se të nisej me Uellsin, për të cilin bëri paraqitjen e tij të 100-të në fitoren 5-1 ndaj Bjellorusisë.
Bale e nisi atë lojë, por u tërhoq në pjesën e parë pasi u paraqit problemi i ri, shkruan 90Min, përcjell Klankosova.tv.
Raportohet se Bale ka kërkuar personalisht që Reali të mos publikojë raportin mjekësor për problemin e tij të fundit, i cili besohet se ka theksuar se anësori do të ketë nevojë për tre javë të tjera për t'u rikthyer në gjendje të plotë.
Shpresa është që Bale të kthehet në veprim nga mesi i dhjetorit, gati katër muaj pasi ai luajti ndeshjen e tij të fundit për Realin.