Lajmet e fundit
Asi uellsian ka kërkuar nga skuadra që të jetë më e koncentruar në mënyrë që të tregojë vazhdimësi në këtë edicion.

Gareth Bale ka thënë se Real Madrid duhet të jetë më i qëndrueshëm dhe të ketë vazhdimësi në qoftë se dëshiron që të kenë një shans për të fituar La Ligën.
Los Blancos fituan dymbëdhjetë ndeshjet e fundit të ligës sezonin e kaluar, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’ia marrë titullin Barcelonës.
Këtë edicion skuadra nga Santiago Bernabeu e ka nisur mirë, pasi kryeson La Ligën, por uellsiani kërkon që skuadra të ketë vazhdimësi.
“Ne duhet të jenë më të qëndrueshëm dhe të kemi vazhdimësi”.
“Ne patëm një fund shumë të mirë të sezonit të vitit të kaluar, por ne duhet të jemi më të mirë në fillim dhe në mes të sezonit”.
“Në fund të fundit, ekipi më i qëndrueshëm fiton kampionatin. Ne jemi afruar shumë titullit vitin e kaluar, por nuk ia dolëm".