Lajmet e fundit

Gareth Bale e ka pranuar se mund të mos jetë startues në finalen e Champions, pasnesër.
Ai ka thënë se nuk është gati për një gjë të tillë, dhe ka shtuar që nuk hidhërohet aspak nëse vendin e tij e zë Isco Alcarcon.
"Nuk jamë 100 për qind gati. Nuk kam luajtur qe gjashte-shtatë javë", ka thënë ai, raportojnë mediet e huaja, transmeton Klan Kosova. "Nëse trajneri ma kërkon të luaj nga fillimi do ta bëjë këtë, por të luaj 90 minuta, kjo është e pamundur për mua. Icso ka luajtur në mënyrë fantastike në fund të sezonit, kështu që cfarëdo që vendos menaxheri, unë do ta pranoj. Pra, cilido që startojmë, ai (Isco) apo unë, do ta përkrahim njëri-tjetrin".
Në këtë mënyrë Bale i ka dhënë fund debatit se kush nga këta dy lojtarë të Real Madridit do të jetë startues në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, që ekipi i tyre e zhvillon të shtunën, më 3 qershor, ndaj Juventusit.
Ndeshja luhet në Cardif të Uellsit, qytetin ku ka lindur Bale, prandaj shumëkush ka kërkuar që ai të jetë staruues, për faktin se po luan në vendlindje, përcjellë Klan Kosova.
Por, nga ana tjetër, mungesa e fitnesit të tij, për shkak të lëndimeve të përsëritura nga nëntori i vitit të kaluar, dhe shkëlqimi i Iscos, sidomos në sezonin pranveror, favorizojnë këtë të fundit.