Lajmet e fundit

Gareth Bale nuk e do rikthimin në Tottenham Hotspur.
Uellsiani nuk po do që të kthehet në Angli dhe ka shprehur gatishmërinë që zgjidhje të gjejë te Real Madridi, aty ku luan prej vitesh.
Sipas Mirror anësori nuk do të pajtohet që të largohet nga Bernabeu pa skaduar kontrata e tij, me të cilën ai përfiton 600 mijë funta në javë, transmeton Klan Kosova.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka shprehur vullnetin që ta largojë Balen, për të cilin dje u raportua se Spurs është i gatshëm që ta huazojë.