Lajmet e fundit
Uellsiani i ka kërkuar menaxherit të tij që dëshirën e tij t'ua bëjë të ditur zyrtarëve të Realit të Madridit. Nëse dëshira i plotësohet, atëherë ai dhe Ronaldo do të krijonin një partneritet sulmuesish të frikshëm për secilën mbrojtje.

Gareth Bale po kërkon të luajë më në qendër të fushës, prapa sulmuesit kryesor, e jo si anësor i djathtë, sikur i ishtë kërkuar të bëjë qe dy vjet te Reali.
Ai i ka thënë menaxherit të tij, Jonathan Barnett të flasë për këtë punë me zyrtarët dhe menaxherët e madrilenëve.
Uellsiani është i bindur se do të jetë shumë më i dobishëm nëse luan pas sulmuesit klasik numër 9.
Në këtë mënyrë ai ka thënë se mund ta jap më të mirën nga vetja.
Mediet raportojnë se trajneri i ri i Realit, Rafa Benitez, ka vendosur të luajë me Ronaldon si sulmuesin kryesor, ndërsa me Gareth Bale prapa tij do të formonte një dyshe sulmi shumë të lakmuar.
Sulmuesi kryesor te mbretërit deri tashti ka qenë Karim Benzema, por ky vitin e fundit, si edhe Bale, nuk u shfaqën në formën më të mirë dhe nuk shfrytëzuan pozitat që ua kishte besuar Carlo Ancheloti.
Ronaldo ndërkaq, si anësor i majtë, ka shënuar 48 gola në La Liga dhe 10 tjera në Champions.