Lajmet e fundit
Dy sulmuesit e Los Blancos do të largohen nga Santiago Bernabeu gjatë verës, pas paraqitjeve aspak të mira këtë edicion, që e kanë lënë skuadrën komplet jashtë garës për titullin e La Liga

Gareth Bale dhe Karim Benzema e kanë të qartë se Real Madrid planifikon t'i shesë gjatë afatit kalitmar të verës.
Dy të tretat e treshes ikonike BBC do të largohen nga Santiago Bernabeu, ndërsa kampioni i Europës synon të përtrijë radhët dhe t'i ofrojë Cristiano Ronaldo mbështetje më të madhe.
Bale mund të kthehet në Premierligë, tek Manchester United apo Tottenham Hostspur, ndërsa Benzema po shqyrton ofertat nga Kina dhe Franca.