Lajmet e fundit
"Jemi të lumtur të mirëpresim këtë mëngjes në familjen tonë një djalë. Alex Charles Bale 09.05.19", ka shkruar uellsiani në llogarinë e tij në Twitter

Gareth Bale është bërë baba për të tretën herë, pasi mëngjesin e të martës i lindi djali, Alex Charles Bale.
Anësori uellsian dhe bashkëshortja e tij Emma Rhys-Jones janë prindër edhe të dy vajzave, Alba Violet, pesë vjeç dhe Nava Valentina dyvjeçare.
Lajmin për lindjen e të birit Bale e ka dhënë përmes llogarisë së tij në Twitter, ku ka publikuar një fotografi të vogëlushit duke fjetur.