Lajmet e fundit

Justin Bieber ka shumë fansa të zjarrët të cilët ëndërrojnë që një ditë të i’a fitojnë zemrën atij.
Mirëpo kjo gjë nuk ka fare rëndësi për modelen Hailey Baldwin, transmeton Klan Kosova.
Së fundmi këngëtari kishte thënë se është i dashuruar pas saj, mirëpo për Baldwin kjo nuk do të thotë asgjë.
Modelja ka thënë se lidhja e tyre nuk mund të quhet si një lidhje romantike.
Duke folur për E!News, Bldwin ka thënë se kur Justin ka shkuar për në turne, ata nuk kishin thënë se do i qëndronin besnik njëri-tjetrit.
“Lidhjet në këtë moshë janë me të vërtetë të komplikuara, por nuk kam dëshirë të flas për këtë gjë pasi që kjo na përket vetëm mua e atij”.
“Më pëlqen të mendoj që lidhjet e mija nuk kanë të bëjnë mes meje dhe gjithë botës”, ka thënë ajo.