Lajmet e fundit

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” opinionisti Labinot Balaj tha se presidentja Osmani po e përbrendëson modelin e PSD-së, do të bëhet kundërshtare e vetme e Kurtit
“Ky është një akt në kuadër të marrëdhënieve dramatike që po e përshkojnë binomin Vjosa – Kurti. Ky raport i tyre mendoj që kushtëzohet nga tri rrethana, e para shpronësimi politik që ia ka bërë Kurti zonjës Osmani duke ia rekrutuar në partinë e vet, kuadrot që ka pasur dikur Vjosa, sot ata militojnë jo formalisht por praktikisht janë pjesë e VV. Këtu mendoj që gjeneron edhe pezmi i Osmanit me Kurtin”, tha Balaj.
Sipas tij, së fundi presidentes Osmane i janë rivitalizuar apetitet politike.
Ndërkaq, sa i përket njohjes së fundit të Kosovës nga Sudani, ai tha se kjo është meritë e Turqisë.