Lajmet e fundit

Flori Mumajesi erdhi me një baladë goditëse të cilën e prezantoi natën e dielë në Kënga Magjike.
Këngëtari u rikthye fuqishëm në ketë festival me këngën e tij më të re që e ka titulluar “Me fjalë të vogla”.
Menjëherë pas publikimit projekti është pëlqyer, kur edhe shumë artistë e kanë shpërndarë këngën duke i uruar fitore dhe duke e përgëzuar për të, njofton Klan Kosova.
Edhe Besa Kokëdhima njëra ndër këngëtarët që bashkëpunon me studion muzikore ThreeDots, e ka shpërndarë këtë këngë madje duke thënë: “Më theve zemrën,e dua kaq shumë ketë këngë”.
A do të marrë Flori ndonjë çmim apo edhe ndoshta të dal fitues, mbetet të shihet deri në netët finale.