Lajmet e fundit

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala ka komentuar deklaratat e anëtarit të PDK-së, Blerand Stavileci që i dha në konferencë pak minuta më parë.
Stavileci i quajti anëtarët e Vetëvendosjes, terroristë e persona të korruptuar që kanë lidhje me mafian.
Për këtë ka reaguar Bala, që deklaratat e Stavilecit i ka krahasuar ne nivelin e atyre që bën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucciq, njofton Klan Kosova.
“Në konferencën për media të thirrur nga PDK, a foli Vuçiq a Blerand Stavilevci”, ka shkruar Bala në Facebook.