Lajmet e fundit

Milani është afër të arrijë marrëveshje me mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko, i cili në sezonin e kaluar ishte në huazim te Napoli.
Sky Sport Italia raporton se Milani pas arritjes së marrëveshjes me Romën për Alesaandro Florenzin, tani do të përpiqet që ta mbyll edhe me Bakayokon, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Bakayoko i cili në sezonin 2018-19 ishte i huazuar në “San Siro”, duket se do të kthehet prap në Milanello këtë verë, me mediat italiane që janë duke raportuar se do të jetë një marrëveshje e përhershme me Chelsean.
Kontrata e 27-vjeçarit me Chelsean skadon në qershor 2022 dhe raporti nuk përmend hollësitë në marrëveshjen e mundshme me londinezët.
Bakayoko gjatë sezonit 2020-21 ishte i huazuar te Napoli, ku zhvilloi 44 ndeshje zyrtare.
Mesfushori francez ka luajtur 63 herë në Serie A gjatë dy periudhave të tij në Ligë dhe duket i vendosur për një periudhë të tretë dhe të përhershme në futbollin italian.