Lajmet e fundit

Kundërshtimin e ambasadorit Greg Delawie në lidhje me transformimin e FSK-së përmes ligjit, analisti Bajrush Morina e sheh si përsëritje të qëndrimit amerikan rreth kësaj çështje, duke iu referuar edhe deklaratave të sekretarit të ri amerikan që ka mbështet bërjen e ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese.
Ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së, Morina i sheh si të nevojshme, ngaqë është institucioni më i rëndësishëm dhe bërja e ushtrisë përmes ligjit e devalvon atë.
“Ushtria duhet të jetë kategori kushtetuese, ngaqë është institucioni më i rëndësishëm dhe po të bëhet vetëm përmes ligjit një koalicion i ardhshëm mund t’ia ndërroj emrin. Nuk bën të luhet me ushtrinë, nuk duhet ta devalvojmë ushtrinë e Kosovës, nëse e bëjmë vetëm me ligj ne e devalvojmë si institucion” ka thënë Bajrush Morina në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.