Lajmet e fundit

Botuesi i BotaPress Bajrush Morina është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ku është shprehur se diskursi i PDK-së është provokativ.
Ai është shprehur se deklarimet e deputetit të PDK-së Xhavit Haliti që ishte poashtu pjesë e Info Magazine në një lidhje direkte janë demagogjike.
“Ai bëri apel te protestuesit e festuesit të mos ndeshen, mirëpo PDK-ja po e provokon situatën duke kërkuar mbledhjen e nënshkrimeve për Thaçin president gjatë ditës së nesërme”.
“Kemi një situatë të tendosur, një opozitë që me çdo kusht do ta pengojë zgjedhjen e Thaçit president dhe pozitën që me çdo kusht po e do Thaçin president”.
Morina duke folur për koalicionin LDK-PDK ka thënë se “PDK dhe Thaçi kanë qenë tradicionalisht kundërshtarë të LDK-së por strukturat e LDK-së e kanë marrë një vendim që duhet respektuar”.
“LDK-ja e ka për obligim zbatimin e marrëveshjes, dhe nëse kjo nuk zbatohet atëherë ajo është marrëveshje e dështuar. Në këtë mënyrë, deputetët e LDK-së që dalin kundër qëndrimit të partisë, janë përgjegjës për çuarjen e vendit në zgjedhje”.