Lajmet e fundit

I ftuar në Info Magazine është analisti Bajrush Morina i cili thotë se nuk është revolucionar dhe për atë nuk ka marrë pjesë në protestat e organizuara nga opozita.
“Nuk besoj se kauza shtetërore e vendit zgjidhet me protesta, e kam pas një ndjenjë të frikës që protesta do të esakaloj dhe nuk i takoj asaj proteste dhe asaj mase”.
Morina ka thënë se protesta ka qenë madhështore dhe e qetë deri në momentin kur është hedhur mollotovi.
“Mollotovi e dogji atë protestë, që vërtetë ishte e qetë dhe madhështore, për mu shifrat nuk kanë rëndësi”.
“Politizimi i këtyre dy kauzave, asociacionit dhe demarkacionit, ngjyrimi politik dhe mbi të gjitha format e dhunës, po mendoj se opozita po e forcon krijimin asociacionin dhe po e shpejton atë”.
“Por mënyra e dhunshme e shprehur kundër Asociacionit dhe Demarkacionit nuk e zgjidhin çështjet por i shpejtojnë ato”.