Lajmet e fundit

Publicisti Bajrush Morina ka thënë që edhe New York-u po e përjeton rëndë këtë pandemi globale.
"New York si gjithë metropolet botërore, po e përjeton rëndë këtë pandemi. Duket se ka pasë një neglizhencë dhe shihet që nuk e kanë marrë seriozisht në fillim çështjen e Covid 19, duke përfshirë edhe presidentin amerikan Trump”.
Morina në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka thënë që fakti që shifrat e personave të infektuar por rriten, është se SHBA u vonua me masat e ndërrmara për parandalimin e pandemisë.
“Në fillim, Trump tha që të mos udhëtoni në Itali, ndërkohë që shifrat duket që shtoheshin. Fakti i shifrave enorme edhe njerëzve që po humbin jetën, është se SHBA u vonua me masat e ndërmarra në kuptimin e parandalimit të pandemisë”.
“Tashmë janë mbyllura shkollat, shumica e restoranteve dhe njerëzit po qëndrojnë në shtëpi dhe e kanë kuptuar që duke qëndruar në shtëpi evitohet mundësia e infektimit”.