Lajmet e fundit

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se brenda ditësh mbase edhe në fundjavë do të vihet epilogu i iniciativës së tyre për futjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë se Mustafës në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se janë në kërkim të votave, 61 prej tyre, që iu nevojiten për ta rrëzuar Qeverinë, njofton Klan Kosova.
Këto komente ajo i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit e cila u kryesua nga nënkryetari Xhavit Haliti.
Aty është vendosur që të enjten të jetë një seancë me interpelanca të mbetura derisa në javën tjetër të mbahet një seancë të rregullt, njofton Klan Kosova.