Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të zhvillojë sot një takim me rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.
Ky i fundit u zgjodh një ditë më parë në postin e të parit të UP-së me 7 vota.
Rektori i sapozgjedhur, Dema, pati deklaruar se ka pas mbështetjen e të gjithëve duke filluar nga studentët.
Ai gjithashtu theksoi se ndjehet i privilegjuar me përkrahjen e të gjithëve dhe se do t’i respektojë me punën e tij.
Dema poashtu premtoi se me prioritet do të nis punën me diploma që kanë mbetur pa u nënshkruar tash e një kohë të gjatë, me financat që duan prioritet apo edhe rregullore dhe punë tjera, njofton Klan Kosova.