Lajmet e fundit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Ramiz Kelmendin.
Temë e diskutimit ishte vazhdimi i reformave qeveritare lidhur me përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë.
Bajrami e informoi Kelmendin lidhur me angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në drejtim të mbështetjes së sektorit privat dhe përmirësimit të ekosistemit të ndërmarrësisë në vendin tonë.
Ajo e falënderoi zëvendëskryeministrin për mbështetjen që ai po ofron lidhur me procesin e reformave ekonomike që kanë për qëllim fuqizimin e ekonomisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Kelmendi ka shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Kosovës për të vazhduar më tej agjendën e reformave ekonomike dhe shprehu bindjen se përmes koordinimit të mirë ndërinstitucional rezultatet e reformave do të prodhojnë rritje ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.