Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka ngushëlluar familjen Stipçeviq për vdekjen e albanologut akademikut e ilirologut Aleksandër Stipçeviq.
Sipas Bajramit, bota akademike humbi arkeologun, bibliografistin, bibliotekistin, eseistin, albanologun, por edhe mësimdhënësin e shumë gjeneratave, kurse shqiptarët humbën njeriun që më së miri solli frymëmarrjen ilire.
"Me veprën e tij, akademiku Stipçeviq ka bërë vend meritor në historinë botërore"
"Ndërsa, ne do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mikun më të madh, që me pendën e tij, me veprimtarinë shkencore, u bë roje e historisë tonë kombëtare" thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të ministrit të arsimit, transmeton Klan Kosova.