Lajmet e fundit

Ministri Arsim Bajrami është duke raportuar para komisionit për arsim lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor dhe pajisjen me tekste shkollore, njofton Klan Kosova.
Pasi dha një raport lidhur me këto çështje, nga anëtarët dhe kryetari i komisionit Nait Hasani atij iu bën një sërë pyetjesh lidhur me problemet që kanë pasur rreth sigurimit të teksteve shkollore, me rishikimin e teksteve sidomos atyre të historisë, vonesat në nostrifikimin e diplomave, mungesën e ditarëve.
Bajrami u akuzua edhe për disa punësime dhe ngritjen në detyrë të stafit brenda ministri që drejton si dhe një varg problemesh.