Lajmet e fundit

Ministria e Arsimit ka prezantuar projektet e vogla shkencore të cilat i mbështet vetë.
Bëhet fjalë për fazën e parë të projekteve përfituese në të cilët do të prezantohen 14 kandidatë të cilët më herët kanë përfituar grante nga MASHT-i, njofton Klan Kosova.
Në anën tjetër, do të ketë edhe tre prezantime të reja për të cilat më vonë Komisioni i kësaj ministrie për shkencë do të vendos sa do të ndajë buxhet për t`i përkrahur ato.
Me këtë rast, ministri Arsim Bajrami premtoi mbështetje të plotë për projektet që i konsideron të rëndësishme në zhvillimin e shkencës dhe ekonomisë, njofton Klan Kosova.