Lajmet e fundit
Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, sot ka pritur për vizitë Ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami.
Ministri Bajrami i shoqëruar nga kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, fillimisht ka vizituar strukturat udhëheqëse dhe studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Ministri Arsim Bajrami, në këtë takim ka premtuar mbështetje të fuqishme të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, duke shtuar se Ministria është duke punuar që të kthejmë dinjitetin e vatrave të shkencës e të dijes dhe hapja e Universitetit në Gjakovë është konsiderohet një arritje kapitale.
Ai ka shtuar se Universiteti i Gjakovës do të ketë edhe fonde mbështetëse dhe do të ketë një autonomi të plotë të veprimit.Ndërsa, Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ne si Komunë jemi përherë të gatshëm që këtë vatër të dijes dhe të shkencës ta mbështesim me të gjitha format që janë në kompetencë dhe në mundësi tona.