Lajmet e fundit

Në kuadër të projektit ‘’Qendra dhe Deputeti’’, Ganimete Musliu deputete e Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, kishte ftuar në një debat me mësimdhënës Arsim Bajramin, Ministër i Arsimit dhe Jashar Lushtaku, Drejtor i Arsimit në Komunën e Skënderajt, njofton Klan Kosova.
Gjatë këtij debati nxënësit dhe mësimdhënësit vendosën që të diskutojnë me të lartëpërmendurit për çështje të dikasterit të arsimit dhe sfidat e problemet më të cilat këta të fundit përballen çdo ditë.