Lajmet e fundit

Ministri i arsimit, Arsim Bajrami ka ngushëlluar familjen Stavileci, pas ndarjes nga jeta të profesorit, Masar Stavileci.
"Profesor Stavileci do të lë zbrazëti të madhe në arsimin shqip të brezave të rinj, sepse ky ishte edhe përkushtimi i tij jetësor. Kësaj ja shtojmë edhe përkushtimin në lëmin e shkencës, ku dha një kontribut shumë të madh me vështrimet, kritikat dhe studimet letrare".
"Personaliteti i profesorit Stavileci do të jetojë me ne dhe me brezat që vijnë, sepse përveç punës shkencore dhe punës me studentë, ai ishte kishte edhe vlera të larta njerëzore, të cilat do të jenë shembull gjithmonë për të gjithë".
"Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në telegramin e ngushëllimit të Bajramit, transmeton Klan Kosova.