Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit Arsim Bajrami në përfundim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, për çështje arsimore si dhe zyrtarë të lartë të USAID-it.
Me këtë rast, ai mori mbështetjen e plotë në përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor në Kosovë, përmes përkrahjes së Qeverisë amerikane me anë të asistencës teknike dhe ekspertizës në ngritjen e standardeve të arsimit, transmeton Klan Kosova.