Lajmet e fundit

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosova, Valdete Bajrami, ka thënë se Kuvendi i Kosovës sot ka dhënë vendimin përfundimtar për fatin e Kosovës.
Sipas Bajramit rol të rëndësishëm në rrëzimin e Qeverisë ka pasur Nisma për Kosovën, pasi sipas saj ky subjekt partiak ka dhënë leksionin më të mirë të mundshëm për të ardhmen e vendin dhe të qytetarëve, njofton Klan Kosova.
''Kryesisht për tre vjet Mustafa ka mbajt peng gjithë vendin dhe gjithë qytetarët e vendit tonë''.
''Nisma për Kosovën falënderon gjithë ata që kanë përkrahur këtë mocion''.
''80% të qytetarëve nuk i kanë besuar Qeverisë''.
''Ka qenë një periudhë bajagi e tensionuar. Vazhdimisht kam qenë në kontakt, sot është dëshmuar që sot edhe disa deputetë tjerë e kanë votuar mocionin e mosbesimit''.
''Sot fatmirësisht edhe Kuvendi vendosi për fatin e qytetarëve''.
''Zoti Limaj e Krasniqi kanë qenë krijues të PDK-së. Nisma per Kosovën ua dha të gjithëve leksionin se pa Nismen nuk mund të ndodhë asgjë për të ardhmen e vendit''.