Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka kërkuar rritjen e fondeve për programin arsimor "Fullbright"
Me këtë rast, kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa ka thënë se kosova për këtë program duhet t`i jap 300 mijë euro, por sipas tij vendimi rreth kësaj çështjeje do të merret një herë tjetër, njofton Klan Kosova.
Fullbright është program i shkëmbimit i cili është themeluar nga ana e Departamenti Amerikan të Shtetit, dhe dërgon studiues të kualifikuar në SHBA për mundësinë e hulumtimit si dhe për ligjërata.
Ky program është themeluar në vit 1964 dhe çdo vit për të ndahen rreth 8000 bursa.