Lajmet e fundit

Ministri Arsim Bajrami bashkë me drejtoreshën Arbërie Nagavci vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017.
Ata iu uruan të gjithë nxënësve një fillim të mbarë dhe të suksesshëm.
Nga ana tjetër, nxënësit ishin pajisur tashmë me tekstet shkollore të rishikuara.
Ndryshe, rreth 26 mijë nxënës janë ulur për herë të parë në bankat shkollore, ndërkaq 380 mijë sish kanë nisur vitin e ri shkollor në mbarë Kosovën.